Hinweis

Für dieses multimediale Reportage-Format nutzen wir neben Texten und Fotos auch Audios und Videos. Daher sollten die Lautsprecher des Systems eingeschaltet sein.

Mit dem Mausrad oder den Pfeiltasten auf der Tastatur wird die jeweils nächste Kapitelseite aufgerufen.

Durch Wischen wird die jeweils nächste Kapitelseite aufgerufen.

Los geht's

Rruga përmes Ballkanit

Logo http://multimedia.dw.com/rruga-permes-ballkanit
Video

Qindra kilometra gardh me tela me gjëmba janë ngritur me shpejtësi në një periudhë prej disa muajsh.

Të gjitha hapësirat e kalimit tё mbetura janë mbyllur. Rruga përmes Ballkanit – kanali kryesor juglindor i kalimit për në Europën Perëndimore – është mbyllur.

Çfarë ka ndodhur me mijëra njerëzit që kanë mbetur në rrugë dhe që kërkojnë të dalin? Cilët janë ata?Çfarë po presin?

Një udhëtim në kufijtë e Ballkanit. 

Zum Anfang
Schließen
Vorher/Nacher Ansicht

Vorher/Nachher-Ansicht starten

Kampe të tejmbushura, njerëz të ulur në gardhe, të shtrirë në parqe dhe që presin në rradhë të gjata, ditë e natë.

Politikanët e Europës duken të papërgatitur dhe pa vullnet për të vepruar. Kjo ndodhte në 2015-ën.

Po tani?

Zum Anfang

Rezard është ulur para tendës së tij në Serbinë veriore, duke tymosur një cigare pas tjetrës, duke menduar për jetën e tij.

Hungaria është disa kilometra larg, por duket thuajse e paprekshme. Vetëm 30 persona në ditë lejohen të kalojnë kufirin. Lista është e gjatë, shumë e gjatë.

Rezardi është në këtë listë, mban një numër tre shifror.

Zum Anfang

Në këtë kamp në Subotica, në Serbinë veriore, Rezardi pret të ardhmen e tij.

Ai e di se do i duhet ta kalojë dimrin këtu, në njërën prej këtyre tendave, në rreshtin e fundit.

Zum Anfang

Rezardi i përket minoritetit fetar të Ahmadija në Pakistan. Ai është mysliman, por nuk i lejohet ta quajë veten të tillë.

Ahmadijat nuk kanë kisha, nuk bëjnë varrime, nuk janë të lirë të praktikojnë fenë e tyre. Dy vëllezërit e tij u vranë. Së bashku me bashkëshorten e tij, ai vendosi t’i largohej fatit të tij të paracaktuar.

Pas shtatë muajsh ai arriti nё kampin në Subotica, ku mori një dhuratë shumë të veҁantë .

Zum Anfang

“Një familje irakiane më dha këtë biҁikletë. Ata e kaluan kufirin për në Hungari. Jam shumë mirënjohës për këtë. Tani mund të dal nga kampi, të ngasë biҁikletën, të marr ajër të pastër, të ndihem i lirë.”

Rezardi është i vetmi në kamp që ka një biҁikletë. Netëve ai e lidh pranë tendës së vet. Ai kujdeset për të. Por gjithҁka është ҁështje kohe: Pasi të marrë leje për të kaluar në Europën Perëndimore, ai do ia dhurojë dikujt tjetër.

Zum Anfang
Video

Fëmijët luajnë

Jeta e përditshme në kufirin mes Serbisë dhe Hungarisë.

Zum Anfang
Video

Ky është Idrizi nga Afganistani.

Ai është gjashtë vjec.

Djali nuk i mban mend fjalët e këngës, por mban mend melodinë e fëmijërisë së tij – kujtime nga shtëpia e tij.

Zum Anfang

Në të gjithë botën janë zhvendosur më shumë se 30 milionë fëmijë.

Shtatëdhjetë prej tyre ndodhen këtu, në Horgos 2, një kamp pa autorizim në Serbi që ndodhet afër kufirit me Hungarinë.

Është e Dielë pasite. Dielli dalëngadalë po perëndon. Ata vazhdojnë të luajnë jashtë tendave të tyre.

Po kështu do të bëjnë nesër, pasnesër e me në vazhdim.

Zum Anfang

Përmes syve të fëmijëve, kampet janë thjesht fusha lojёrash.

Për të rritur, ato janë dhoma pritjeje të përjetshme.

Zum Anfang

Alia Musli është 19 vjeҁ. Së bashku me prindërit dhe dy vëllezërit e saj, ajo ia doli të udhëtonte nga Siria në Europë.

Këtu në Maqedoni, në një kamp në afërsi të kufirit me Greqinë, ajo ka gjetur paqen, por jo lirinë. Mungesa e lirisë për të do të thotë të mos kesh të ardhme.

Zum Anfang
Video

Alia po pret në një kamp refugjatësh në Maqedoni

Zum Anfang

Alia dhe të tjerët nuk kanë asgjë për të bërë. Çdo ditë është e njësoj. Disa prej banorëve i mbushin orët, minutat, sekondat, me lutje.

Duke përdorur tespihet për të numëruar, shumë myslimanë përsërisin lutje të shkurtra, që quhen dhikri, ose ndonjëherë zikri, saktësisht 33 herë në ditë.

Po nëse tespihet i humbasin gjatë rrugës drejt Europës? Po sikur lutja sipas rregullave të tyre të jetë e pamundur në kampe?

Zum Anfang
Video

Të lutesh në kamp

Zum Anfang
Schließen
360°-Ansicht starten

Kampi i refugjatëve Krnjaca, afër Beogradit

360°-Ansicht starten

Numri i rezidentëve ka ndryshuar, por jo edhe fati i tyre.

Një vit më parë, në këtë kamp në Beograd jetonin 600 persona. Tani aty janë vetëm 220. 700 mijë refugjatë kaluan Serbinë më 2015-ën. Pas mbylljes së rrugës përmes Ballkanit këtë vit, që prej shtatorit kanë kaluar vetëm 100 mijë.

Për pjesën më të madhe të refugjatëve, Serbia është vetëm një ndalesë në rrugën e tyre drejt Europës Perëndimore.

Por një i ri në këtë kamp ka një plan tjetër...

Zum Anfang

Gjermania ka qenë ëndrra e Armanit.

Por një arsye e papritur mund ta mbajë atë në Serbi.

Që të qëndrojë, atij i duhet të përballet me një sfidë të madhe: gjuha serbe.

Zum Anfang
Video

Armani mëson serbisht

Zum Anfang
Video

Armani dëshiron të qëdnrojë në Serbi

Zum Anfang
Video

Një dorë që të ndihmon, një fjalë e ngrohtë, një veprim njerëzor, gjëra të tilla janë të rëndësishme për Armanin dhe refugjatët e tjerë.

Rruga drejt Europës Perëndimore është shumë e gjatë dhe mund të zgjasë për muaj të tërë ose edhe vite.

Një prej pjesëve më të vështira të udhëtimit është të ndeshesh me nevojat bazë njerëzore.

Zum Anfang
Video

Ndihma e Editit

Zum Anfang

Një familje siriane nuk gjeti vetëm dushin tek shtëpia e Editës. Gjetën ushqim, pushim, fjalë të ngrohta, pakëz nga shtëpia e tyre.

Sot ajo familje ndahet nga Editi me 2000 kilometra. Ajo qëndroi në Serbi, ata shkuan në Gjermani. Editi i ndihmoi të kalonin kufirin.  

Zum Anfang
Video

Editi jep mësimin e hungarishtes

Zum Anfang

Pasi je në Europën Perëndimore nuk do të thotë se udhëtimi ka mbaruar.

 Familja Musa priti 13 vite në Gjermani për azil. Deri në 2012-ën kur u deportuan në Kosovë, një vend që fëmijët e tyre nuk e kishin parë kurrë por që tashmë duhej ta quanin shtëpi.       

Zum Anfang

Img 0357
Vollbild

"Kam ardhur në Gjermani më 18 Gusht 1999. Më kthyen më 27 Qershor 2012. Isha në gjumë kur 17 policë më hynë në shtëpi, në orën 4 të mëngjesit.

Më vunë prangat. Nuk e di ҁfarë ndodhi me fëmijët e mi. Gruaja ime kishte bërë një operacion për të hequr një tumor dhe duhej të bënte check up-in shëndetësor. Tani nuk e di nëse ajo vuan më nga tumori apo jo. Atë mëngjes gruaja ime ra përtokë dy herë, humbi ndjenjat.

Na futën në një makinë dhe na dërguan në aeroportin në Duseldorf. Dua të di se ҁfarë bëra që më kthyen. Ka njerëz që krijojnë edhe probleme - me drogë apo edhe armë. Por jo unë. Kur erdhëm këtu nuk kishim ku të shkonim, nuk kishim asgjë.

Nuk marrim asnjë ndihmë nga autoritetet kosovare. Vajza ime vuan nga diabeti. Ajo merr dy doza insulinë pesë herë në ditë. Më duhet të paguaj për to. Shteti nuk më ndihmon."

Img 0357
Schließen
Zum Anfang

Vajza dhe vëllezërit e saj nuk flasin shqip, dhe shokët e tyre të shkollës nuk flasin as gjuhën rome dhe as gjermanisht. Me mungesën e komunikimit ata as nuk mund të luajnë së bashku. Në vend të tyre, ka demarkacion dhe kufij. Vajzës i mungon jeta e saj në Gjermani dhe shpreson që një ditë do të ndihet si "në shtëpi" - kudo qoftë ajo.

Zum Anfang
Video

Ky është një projekt nga

DEUTSCHE WELLE AKADEMIE

financuar nga
MINISTRIA E BASHKËPUNIMIT EKONOMIK DHE ZHVILLIMIT TË GJERMANISË (BMZ)

në bashkëpunim me:

RTV (Božidar Stojkov, Ivana Buš Jović)
RTS (Dušan Jemuović, Nemanja Milutinović)
RTCG (Igor Pejović, Bojana Milićević )
BHRT (Jasmin Đanko, Danijel Lepir) 
RTRS (Ljiljana Preradović, Aleksandar Batez)
RTK (Besart Galica, Marija Stanojković)
RTSH (Anisa Kadesha, Megi Mehilli)

Deutsche Welle Akademie (Rayna Breuer, Sime Nedevski)

Zum Anfang
Scrollen, um weiterzulesen
Wischen, um Text einzublenden