Hinweis

Für dieses multimediale Reportage-Format nutzen wir neben Texten und Fotos auch Audios und Videos. Daher sollten die Lautsprecher des Systems eingeschaltet sein.

Mit dem Mausrad oder den Pfeiltasten auf der Tastatur wird die jeweils nächste Kapitelseite aufgerufen.

Durch Wischen wird die jeweils nächste Kapitelseite aufgerufen.

Los geht's

Balkan Booster Impresione

Logo http://multimedia.dw.com/balkan-booster-impresione

Zum Anfang

Zum Anfang

Takohu me Ballkanin

Vollbild

Këta janë zërat e Balkan Booster! 14 të rinj nga të gjitha vendet e Ballkanit, të gjithë të lindur pas rënies së Perdes së Hekurt e luftërave në Jugosllavi. Ata gjurmojnë historinë dhe identitetet në rajonin e tyre.

Për herë të parë ata vizitojnë vendet fqinjë, duke hasur mirëpranimin por nganjëherë edhe refuzimin e njerëzve në terren, dëgjojnë rrëfimin e tjetrit, reflektojnë mbi historinë që kanë mësuar në vendlindje e në shkollë.

Me çfarë ndeshen ata? Si ndjehen? Vizitoni qytetet e Vukovarit (Kroaci), Srebrenikut (Bosnje-Hercegovinë), Manastirit (Maqedoni), Novi Pazarit (Serbi), Graçanicës (Kosovë) për të parë se çfarë kanë përjetuar ata. Ndiqni historitë e tyre!

Schließen
Zum Anfang

Zum Anfang

Parisi, Berlini, Madridi - të gjitha janë vende për t'u parë dhe eksploruar, vende neutrale, ku mund të jesh thjesht turist.

Por në Ballkan ju duhet të keni një përkatësi, të keni identitetin tuaj edhe nëse ju pëlqen ose jo. A është kjo arsyeja pse të rinjtë preferojnë të shkojnë diku larg, ku të jenë vetja dhe të mos jetojnë ashtu si duan të tjerët?

Kjo është kalaja mesjetare e Srebrenikut në Bosnje-Hercegovinë. Vetëm katër orë larg me automjet nga shtëpia e Lea Kotlicas. Ajo është nga Kula, një qytet i vogël në Serbinë veriore. Kjo është hera e parë për të në Bosnje-Hercegovinë, megjithëse gjyshërit e saj vijnë nga një krahinë shumë pranë.

Zum Anfang
0:00
/
0:00
Video jetzt starten
Zum Anfang

Lea dëgjon një grup muzikor nga Srebreniku (BH). "Gjenerata pa busull". Këta pesë djem të shkollës së dikurshme rock-punk bëjnë ture në të gjithë Ballkanin. Ata u bënë bashkë në vitin 1990 kur Jugosllavia u zhduk nga harta. Një kohë, kur çdokush e ndjente veten sikur po jetonte pa një busull për orientim.

Por çfarë ndodh tani, një çerek shekulli më vonë? Çfarë ndodh me rininë? A është ende ajo në kërkim të orientimit? E mbingarkuar me historinë, duke u përballur me ashpërsinë e së tashmes, pa pasur fuqinë për besim në të ardhmen?

Mesatarisht 46% e të rinjve në vendet e Ballkanit Perëndimor janë të papunë. Shumë bëjnë gati valixhet për të shkuar në Europë, me shpresën e një jete më të mirë. Por Lea po qëndron - për momentin.

Zum Anfang

Zum Anfang

Zum Anfang

Vukovar. Qyteti u shkatërrua tërësisht nga lufta. Vrasje dhe dëbimet që e shoqëruan luftën janë 26 vite pas, por koha nuk i ka shëruar të gjitha plagët. Ka ende njerëz që jetojnë në të shkuarën, njerëz që kërkojnë ende trupat e të afërmve të tyre.

Jovana Georgievski nga Serbia dhe Orland Novaku nga Shqipëria biseduan me gratë e Vukovarit, që humbën bashkëshortët, djemtë, apo vëllezërit e tyre në vitin 1991.

Zum Anfang

Zum Anfang

Vollbild

Të jesh në Vukovar për dy javë, para 18 nëntorit, ditës kur Vukovari ra, ishte ndjenja më e fortë që kam pasur, ishte si të ecje në një fushë me mina. Nganjëherë të duket se po e shkel një minë, dëgjon kërcitjen nën këmbë, një moment pasigurie i shtrirë në kohë, kur bashkë me kolegun tim po përpiqeshim të ndërlidheshim me ambientin përreth e të mos shqetësonim më shumë se duhej.

Ndërsa unë, sigurisht nuk e kam idenë, se ç'do të thotë të shkelësh vërtet në një minë. Megjithatë më duket se e kuptoj ndjesinë se ç'do të thotë kur shkel mbi të, e pastaj gjithë jetën të duhet të zbulosh, se si do të heqësh këmbën nga kjo minë. Thjesht të qenurit serb në këtë zonë të Kroacisë, edhe tani të duket sikur dëgjon atë kërcitjen, klak, sikur atmosfera ftohet para se të fillojë normalizimi, pa shpërthyer pra në fund asgjë.

Ka një lloj momenti, kur e kupton, se ka ndodhur diçka, që ka paracaktuar jetën tënde, e nuk ka asgjë që mund të bësh për ta ndryshuar atë. Papritur ka rëndësi vendi nga vjen. Mendoj, se edhe ky është një aspekt i luftës që prek të gjithë njerëzit që u kapën prej saj, pavarësisht nacionalitetit që kanë.
Unë, sigurisht e di që nuk kam dijeni se ç'do të thotë të jesh mpleksur me vitin 1991. Por ajo që pashë 26 vite pas luftës, ishin njerëz që guxonin ta përmendin këtë temë, aty pas fjalisë së tretë në bisedë, pa thënë shumë, por veç "nuk mund të thuhet me fjalë", "ishte e paimagjinueshme", "ishte e vështirë të kuptohej".

Pashë njerëz që kishin shumë nevojë të flisnin dhe shumë rezistencë për ta bërë këtë. Pashë burra në moshë që përpiqeshin si e si të mos e vazhdonin bisedën që nuk e donin, sepse ndoshta mendonin se nuk duhej ta bënin. Pashë një hije frike në sytë e burrave të fuqishëm të Ballkanit që thanë se e kanë mbajtur armën, në kohën që flisnin për to. Mendoj se pashë edhe një hije trishtimi, kur ata bisedonin, se nuk i vizitojnë më miqtë që i kishin kaq të afërt para luftës. Pashë një grua të moshuar që përpiqej të bindte veten, se e kam të drejtën të flas me ta, megjithëse jam serbe. E pashë se si më ekzaminonte me sy, e mori një pamje të lumtur, kur iu duk se kisha mollëza të kërcyera si aziatike, bashkë me një mbiemër maqedonisht. Vura re se si një xhentëlmen më vëzhgonte fshehurazi, si do t'ia dilja mbanë unë në një party ku isha ftuar, kur të tjerëve t'u thuhej se jam nga Maqedonia.

Pashë njerëz të ndarë mes dyshimit dhe sigurisë, kur dëgjonin akcentin që futej me nesh, pashë se si shqetësimi davaritej, kur shkëmbeheshin fjalët e para dhe biseda i bënte të ndjeheshin sërish të sigurtë.

Pashe kuriozitet dhe nevojë për kontakt, përzier me dyzimin që nxirrte krye herë pas here. Pashë besim në rrënoja dhe më bëri të besoj se sa shumë punë kemi bërë.

Jovana Georgievski nga Piroti, Serbi

Schließen
Zum Anfang

Zum Anfang

Një qytet, tri kombësi, dy besime fetare, dy gjuhë zyrtare. Një popull në rrokje të identiteteve, mes së shkuarës së lavdishme të Sanxhakut, nostalgjisë për Jugosllavinë dhe aktualitetit si qytetarë serbë.

Gazetarja Suadela Balliu nga Shqipëria dhe ilustratorja Aleksandra Najdovska nga Maqedonia eksploruan Novi Pazarin.

Zum Anfang

Vollbild

“E dua qytetin tim. Gjithçka shkon mirë në Novi Pazar. E dua jetën këtu”- rrëfen ai, por entuziazmin që e ka kapur ndërsa flet një anglishte të ndihmuar nga gjestet, ia ndërpret dikush që e thërret doktor.

Nebojsa Milosavljevic është mjek në spitalin shtetëror të Novi Pazarit. Pasi ka studiuar në Prishtinë katër vite, është kthyer në vendlindje, ndërsa ndjek edhe specializimin si mjek kirurg në Beograd. “Ne këtu shkojmë shumë mirë me njëri-tjetrin.

Unë kam jetuar në Prishtinë dhe i dua shumë shqiptarët”, thotë ai, ndërsa nxiton të shtojë: “Unë jam serb dhe shoku im më i mirë është mysliman. Ne këtu kemi bashkëjetesë paqësore mes besimeve të ndryshme fetare”, përfundon ndërsa ofrohet të na bëjë udhë në disa prej tërheqjeve të trashëgimisë kulturore që qyteti ofron.

Schließen
Zum Anfang

Vollbild

Kur presidenti turk Recep Tayyip Erdogan vizitoi Novi Pazarin, qyteti u mbush me banderola mirëseardhjeje në gjuhën turke dhe serbe, na thonë. Nexhati, nga restoranti etnik “Amir Agin Han” tregon një video të filmuar me celularin e tij gjatë kësaj vizite dhe sesi rrugët ishin të mbushur plot dhe njerëzit brohorisnin “Mirëserdhe Sulltan!” Erdogan ka thënë se Turqia do të financojë ndërtimin e një rruge që lidh Sanxhakun me kryeqytetin boshnjak, Sarajevën, do të rindërtojë një hamam dhe do të ndërtojë një urë në Novi Pazar, thotë Nexhati.

Në ndeshjet e futbollit ata shpesh mbështesin skuadrat kundërshtare që luajnë kundër skuadrës kombëtare serbe. Disa e pranojnë, se mbështesin Turqinë dhe Shqipërinë kur ata luajnë kundër Serbisë, në Beograd, madje edhe gjatë ndeshjes së njohur në vitin 2014, e cila u ndërpre pas shpërthimit të dhunës në fushë. Si ndjehen njerëzit aty, më shumë serbë apo pjesë e komunitetit të Sanxhakut? Kjo varet se kë pyet. Novi Pazari është shumë kompleks për t'u shpjeguar shkurt, kaq diversitet, kaq konfuzion. Dy javë në qytet nuk mjaftojnë për të kuptuar se ç'fshihet pas perdeve.

Schließen
Zum Anfang

Vollbild

Si është jeta në Novi Pazar për rininë, në një qytet ku shumica e popullsisë është nën moshën 35 vjeç. Çfarë i lidh ata? Etnia apo kohët moderne që po i fshijnë ndarjet e vjetra? Rifat Rifatoviç është një aktor, regjisor dhe muzikant i lindur dhe i rritur në këtë qytet. Ai na rrëfen, se u përpoq përmes një pjese teatrale të prekë problemet lokale. Por politikanët si ata lokalë dhe ata në Beograd nuk u entuziazmuan nga kjo. “Beton Mahala” apo Mëhalla e Betonit pati një premierë të suksesshme, por u hoq shpejt nga skena. Ajo trajton marrëdhëniet mes serbëve dhe boshnjakëve, politikanëve, marrëdhëniet familjare, edukimin dhe përdorimin e dy gjuhëve, çështje të mendësisë, vështirësitë e jetës në një qytet ballkanik...pra me pak fjalë ato që nuk fliten me zë të lartë në këtë qytet.

Drama u shfaq në qytete të tjera të Serbisë, në Maqedoni, Bosnje e Hercegovinë e Kroaci. Dëshira e këtyre të rinjve të angazhuar në art, e artikuluar përmes kësaj vepre është të jetojnë në një qytet, si dikur, ku serbët dhe boshnjakët janë një, ku mblidhen si dikur tregtarë nga Venediku e Sofja, Dubrovniku e Budapesti, Selaniku e Sarajeva "Njerëzit sot zgjedhin vetë identitetin që u rri më mirë", thotë Rifat Rifatoviç.

Schließen
Zum Anfang

Vollbild

Jugosllavia u shpërbë, u fshi nga harta. Kanë mbetur vetëm narrativat që e bëjnë këdo një viktimë, kur je i paaftë të njohësh fajin tënd. Të errësuar nga ndarjet etnike dhe përballjet gjuhësore, ka ende një grup njerëzish që e identifikojnë veten me ish-Jugosllavinë.

Samir Deliç, i cili ka punuar si fotograf për 30 vjet, thotë se ka lindur si jugosllav. Sot, kur ky vend nuk ekziston më, ai e quan veten njeri të botës. "Nuk e vras mendjen, kush është boshnjak, serb apo kroat", thotë ai. "Më e mira për njerëzit do të ishte të ndahen me të shkuarën e të shohin drejt së ardhmes. Por njerëzit në Novi Pazar janë ende të fokusuar tek e shkuara, si tek ajo e kohës së vjetër, tek Sanxhaku otoman, edhe tek traditat më të reja të ish-Jugosllavisë.

Schließen
Zum Anfang
0:00
/
0:00
Video jetzt starten
Zum Anfang
0:00
/
0:00
Video jetzt starten
Zum Anfang

Zum Anfang

Ju mendoni është e lehtë të jesh shkrimtar në Ballkan. Kaq shumë ndodhi, kaq shumë histori, kaq besime të ndryshme.

E ndoshta ju mund të mendoni se është e vështirë të jesh shkrimtar në Ballkan, pa para dhe me tregje të vogla.

Dy shkrimtarë, Željka Horvat Čeč nga Kroacia dhe Stefan Markovski nga Maqedonia shkuan në Kosovë për subjekte të reja.

Zum Anfang
0:00
/
0:00
Video jetzt starten
Zum Anfang
0:00
/
0:00
Video jetzt starten
Zum Anfang

Zum Anfang

"Nëse shkoj në Manastir patjetër do të shëtis në "Shirok-sokak" (rruga kryesore) e do pij kafe", thotë një nga këngët më të njohura popullore për këtë qytet. Njerëzit aty të thonë, se nëse ke qenë në Manastir dhe nuk ke qenë në këtë rrugë është njësoj si të mos e kesh vizituar qytetin.

Në mes të kësaj rruge ndodhet një ndërtesë unike, dy katëshe, Shtëpia e Kulturës. Me fasada moderne prej xhami, tërësisht ndryshe nga stili otoman në këtë zonë. Qëkur u ndërtua para 40 vjetësh, ky vend ka qenë një qendër e evenimenteve kulturore në Bitola.

Në fakt, ju jeni aty tani, vetëm dëgjoni tingujt e Manastirit.

Zum Anfang

Manastiri është parajsë e botës kinematografike, e mjeshtërve të fotografisë dhe estetikës së kinemasë. Ky është vendi ku ka lindur filmi në Ballkan. Nuk e besoni? Filip Androniku nga Bosnje-Hercegovina dhe Art Haxhijakupi nga Kosova bënë hulumtimet e tyre. Prova e parë: Janaki dhe Milton Manaki - dy vëllezër që u bënë kinematografët e parë në Ballkan. Në fillim të shekullit të 20-të, ata sollën kameran e parë nga Londra. Që atëherë filmi u bë pjesë e mënyrës së jetesës në Manastir.

Për të nderuar punën e tyre, qyteti i Manastirit ka mirëpritur prej 38 vitesh Festivalin Ndërkombëtar të Kinematografisë, i pari dhe më i vjetri në Ballkan, një nga të parët në botë që i është kushtuar botës krijuese të kineastëve.

Shikoni se çfarë kanë zbuluar Arti dhe Filipi rreth qytetit të tyre.

Zum Anfang

Zum Anfang

Zum Anfang

Zum Anfang

Zum Anfang

Zum Anfang

Zum Anfang

Ka shumë e shumë për të zbuluar rreth Ballkanit.

Le të shohim se çfarë do të zbulojnë Balkan Boosterat vitin e ardhshëm.

Na ndiqni në Facebook dhe Twitter #dw_BalkanBooster

Zum Anfang

Realizuar nga DW Europa/Ballkani Perëndimor (Drejtore: Adelheid Feilcke)

Sponsorizuar nga Ministria e Jashtme Gjermane

Pjesëmarrësit e Balkan Booster: Suadela Balliu, Leila Šeper, Željka Horvat Čeč, Arber Bajrami, Jovana Georgievski, Marko Kasel, Lea Kotlica, Stefan Markovski, Aleksandra Najdovska, Orland Novaku, Azem Kurtić, Aleksandar Novović, Filip Andronik, Art Haxhijakupi

Zum Anfang
Scrollen, um weiterzulesen
Wischen, um Text einzublenden